Sensor ultrasonik fluksi
Belimo zgjeron portofolin me sensorin ultrasonik të fluksit
Matja e besueshme e fluksit është thelbësore për të maksimizuar efikasitetin e sistemit HVAC dhe për të siguruar rehati të banorit. Sensori i ri i fluksit nga Belimo shfrytëzon teknologjinë ultrasonike të kohës së transitit për të siguruar matje të sakta dhe të përsëritura të fluksit të ujit dhe të përzierjeve ujë/glikol, pa lëvizje në çdo zbatim HVAC.
Veçoritë e metodës së matjes novatore:
-
Kalibruar me shumë pika të lagështa për të siguruar saktësi dhe riprodhueshmëri.
-
Logjika e patentuar e temperaturës dhe e kompensimit të glikolit eliminon kalibrimin manual.
-
±2% saktësi matjeje dhe ±0.5% përsëritshmëri garantojnë matje të saktë të fluksit.
-
Përmasa ultra-kompakte me gjatësi hyrjeje të shkurtër prej 5 x diametër nominal tubi dhe pa kërkesa për dalje-gjatësi, të cilat bëjnë të mundur që sensori ultrasonik i fluksit të instalohet në hapësira të ngushta.
-
Konsumi i ulët i energjisë prej 0,5W kursen energji dhe kapacitetin e transformatorit.
Pse është i rëndësishëm kompensimi i glikolit?
Shtimi i glikolit është mënyra më e zakonshme për t'i mbrojtur sistemet HVAC me ujë ndaj ekspozimit në temperatura ngrirëse. Shtimi i glikolit ul pikën e ngrirjes, i cili gjithashtu rrit pikën e vlimit dhe ka ndikim të madh te viskoziteti, dendësia dhe kapaciteti i ngrohjes së sistemev HVAC.
Përcaktimi i fluksit/energjisë termale pa marrë parasysh temperaturën e ujit dhe përqendrimin e glikolit mund të shkaktojë gabime në matje. Matjet e pamjaftueshme ose jo të besueshme të temperaturës së ujit mund të devijojnë koeficientin e ngrohjes deri në 18%.Kompozimet e pasakta ose të panjohura të ujit-glikolit mund të çojnë në devijime prej deri në 30% të fluksit volumetrik.
-
Overcoming the Glycol Measurement Challenge
(pdf -
546 KB)
Si funksionon
Lehtësi në instalim dhe vënie në punë
Lehetësi në instalim
Kalibrimi i njomë në shumë pika bën të mundur instalimin e thjeshtë dhe matjen e saktëtë fluksit që nga fillimi.
Ndërtim që kursen hapësirë
Përmasat kompakte të të gjithë sensorit bëjnë të mundur që sensori të instalohet me lehtësi edhe në hapësira të ngushta.
Funksione diagnostikuese gjithëpërfshirëse
Funksionet diagnostikuese gjithëpërfshirëse përfshijnë dallimin automatik të pranisë së flluskave të ajrit dhe ujit.
Rezultate të sakta pa gabime
Zhvillimi i një sensori fluksi në linjën e brendshme që përdor teknologjinë e kohës tranzit ultrasonike për të matur dhe kompensuar automatikisht përqendrimin e glikolit është një përparim i jashtëzakonshëm në matjen e energjisë termale. Një punë e thjehtë "monto dhe harro" e sensorit të fluksit është gjithçka që nevojitet për të kompensuar viskozitet e ndryshueshme, si edhe kapacitetet e ngrohjes së lëngjeve të transferimit të nxehtësisë, të cilët përbëhen nga deri në 60 përqind glikol. Pa asnjë pjesë të lëvizshme, sensori është jashtëzakonisht i fortë dhe nuk ka nevojë për kalibrim, duke ofruar siguri se fluksi i matur është i saktë. Kjo e bën ideal për matje të sakta, të përsëritshme, duke përmirësuar kontrollin dhe efikasitetin e sistemeve HVAC.
Lidership në zgjidhje
"Si prodhuesi lider në tobë i aktuatorëve, valvulave dhe sensorëve,i kuptojmë nevojat dhe vështirësitë që kanë klientët tanë. Belimo ofron më tepër sesa thjesht produkte. ne ofrojmë zgjidhje cilësore që rritin efikasitetin energjetik dhe ulin kostot e instalimit me dërgesat më të shpejta në industri.
Zgjerimi i portofolit me një sensor ultrasonik fluksi me teknologjinë e patentuar të kompensimit të glikolit është një dëshmi e qartë se përkushtimit tonë të vazhdueshëm ndaj inovacionit."
Reto Raimann, Menaxher i Zhvillimit Global të Biznesit për Sensorin Belimo