Montim i aktuatorit të valvulës flutur
Kompleksi Hatfield-Dowlin i Universitetit të Oregon është një nga komplekset sportive më të avancuara në botë, dhe ai është i përkushtuar që të përmirësojë vazhdimisht efikasitetin e ndërtesave dhe rehatinë e njerëzve në të.
Aktuatori ofron integrim të besueshëm të ujit të ftohur dhe ekonomizuesit në ujë
Impianti i ujit të ftohtë për kompleksin sportiv Hatfield-Dowlin është i pajisur me çilera 500-tonësh dhe me dy kulla ftohjeje të cilat sigurojnë ujë të ftohtë për dhjetë njësi trajtimi që i shërbejnë një sipërfaqeje prej rreth 13,192 metrash katrorë [142,000 square foot] të kompleksit. Në varësi të temperaturës së ajrit të jashtëm dhe kërkesës për ftohje, impianti është në gjendje të punojë në modalitete të ndryshme.
Kur temperatura e ajrit të jashtëm është në ose nën 17.2°C [63°F], kompleksi përdor një qark ftohjeje të lirë. Në këtë modalitet, ftohja arrihet duke përdorur një ekonomizues në ujë së bashku me kullat e ftohjes. Kur ftohja e lirë nuk mjafton për të plotësuar kërkesën, njëri ose të dy çilerat mund të futen në punë. Kalimi mes modaliteteve arrihet nëpërmjet hapjes dhe mbylljes së valvulave flutur.
Zgjidhja e Belimo për kompleksin Hatfield-Dowlin përfshinte montimin e gjashtë valvulave flutur (dy valvula DN 150 [6”] dhe katër valvula DN 200 [8”]) me aktuatorët më të fundit të serisë PR për të përmirësuar besueshmërinë dhe për të reduktuar konsumin e energjisë.
Dobitë për klientin
- Punim i besueshëm nëpërmjet valvulës inteligjente me vetë-rregullim bën të mundur kalimin e shpejtë dhe të efektshëm midis modaliteteve të ndërtesës për të lidhur ftohjen me temperaturën e ajrit të jashtëm dhe zënien e ndërtesave me njerëz.
- Instalim i thjeshtë falë lartësisë së përgjithshme më të ulët dhe reduktimit të peshës së aktuatorit.
- Rregullime të shpejta programimi për kohën e punimit, dhe siguron diagnostsikim të shpejtë me aktuatorin me Near Field Communication (NFC) me një smartfon.
- 80% kursim energjie me teknologji të patentuar të motorit DC pa karbonçina redukton kostot e transformatorit dhe të instalimeve
-
Case Study University of Oregon
(pdf -
256 KB)
-
Infographics Retrofitting UoO
(pdf -
1,37 MB)
-
Përmbledhje e amerikës
Aktuatori më inteligjent me valvul flutur
Veçoritë
- Near Field Communication (NFC) bën të mundur programimin, vënien në punë dhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve. Edhe kur aktuatori nuk është i lidhur me energjinë, ai mund të programohet
- Ndalesat e vetërregullimit inteligjent sigurojnë instalim të thjeshtë, më pak mundim për vënien në punë dhe përshtatet për gjithë jetëgjatësinë e valvulës
- Mbishkelje manuale në pozicionin e dëshiruar të valvulës duke përdorur manivelë të heqshme, pavarësisht nëse aktuatori është i ndezur apo i fikur. Pozcioni i valvulës ruhet derisa hiqet manivela
- 80% kursim energjie me teknologjinë e motorit DC pa karbonçina