Kualifikim për aktivizimin e matësve të energjisë termale Belimo
Matësi i energjisë termale plotëson kërkesat e EN1434 dhe ka një aprovim të tipit sipas Direktivës Evropiane për Instrumentet Matëse MID 2014/32/EU (MI-004).
Matësi i energjisë termale Belimo është projektuar si një pajisje multifunksionale, pra mund të përdoret si matës ngrohjeje, matës ftohjeje, ose matës ngrohje/ftohje. Gjithashtu mund të instalohet qoftë në kthimin, qoftë në furnizimin e sistemit. Aplikimi dhe pozicioni i instalimit zgjidhen gjatë vënies në punë, në atë çka njihet si aktivizim duke përdorur një smartfon dhe aplikacionin Belimo Assistant.
Specialisti i autorizuar që bën aktivizimin e matësit të energjisë termale ka nevojë për një llogari Belimo Cloud me autorizim shtesë, i cili mund të merret nëpërmjet një moduli mësimor online.
Aktivizimi i matësit të energjisë termale bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të anulohet, ndaj është e rëndësishme që të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm gjatë aktivizimit. Nëse aktivizohet gabim, pajisja do të matë gabim, ndaj do të jetë e nevojshme që të hiqet dhe të ndërrohet me shpenzimet e vetëm përdoruesit.
Nëse doni që të autorizoheni për të aktivizuar matësit e energjisë termale, ju lutem ndiqni këta katër hapa:
1. Udhëzime përdorimi
Studioni me kujdes manualin e përdorimit të matësit të energjisë termale.
2. Llogaria Belimo Cloud
Krijoni një llogari Belimo Cloud.
3. Moduli mësimor
Kryeni me sukses modulin mësimor online për aktivizimin e matësit.
4. Autorizimi
Pasi të keni kryer me sukses modulin mësimor, Belimo do t'ju japë autorizim për llogarinë Belimo Cloud, e cila do t'ju kualifikojë që të aktivizoni matësit e energjisë termale.
Do të informoheni se ju është dhënë autorizimi.