Zgjidhje sigurie
Aktuatorët e sigurisë Belimo për damperat e mbrojtjes nga zjarri dhe kontrollit të tymit ndihmojnë për të shpëtuar jetën dhe për të mbrojtur pronën në rast zjarri.
Njerëzit në vend të industrializuara kalojnë 90 përqind të kohës brenda ndërtesave. Dhe aty ku njerëzit jetojnë ep unojnë, mbrojtja e jetës ka rëndësi kryesore. Një faktor i rëndësishëm këtu është siguria në rast zjarri. Koha e reagimit është është shumë e rëndësishme për të mbrojtur përhapjen e zjarrit dhe tymit që në fillim dhe për t'i mbajtur rrugët e daljes dhe shpëtimit pa tym për sa më gjatë të jetë e mundur: sa më i shpejtë të jetë reagimi në rast zjarri, aq më i ulët është dëmi në jetën e njerëzve, në prona dhe në mjedis.
Mbrojtja nga zjarri në ndërtesa bazohet në tre shtylla kryesore: mbrojtja strukturore, teknike dhe organizative kundër zjarrit Mbrojtja teknike kundër zjarrit është më e rëndësishme se kurrë, sidomos në ndërtesat moderne me ndërtime të pazakonte, përdorim të përzier ose rritje të kompleksitetit dhe madhësisë së ndërtesave.Belimo e ka adresuar këtë temë shumë herët, sidomos për sa i përket mbrojtjes teknike nga zjarri.Që nga viti 1978 – tre vjet pas themelimit të tij – Belimo ka shitur aktuatorë që mund të montoheshin në dampera zjarri. Ndërkohë, Belimo është bërë lideri në tregun botëror në motorizimin e damperave për kontrollin e zjarrit dhe tymit me ekspertitë dhe eksperiencë të mirënjohur.
Avantazh nga motorizimi
Krahasuar me damperat mekanikë të zjarrit, të cilët mbyllen vetëm në temperatura të larta, damperat e motorizuar kanë një avantazh kryesor: në rast zjarri, ato mund të mbyllen që herët - të aktivizuar, për shembull nga një sinjal i detektorit të tymit. Kjo parandalon në mënyrë të besueshme dhe të shpejtë përhapjen e zjarrit dhe tymit në ndërtesë. Përveç kësaj, motorizimi bën të mundur kontrollet e rregullta funksionale të damperave të zjarrit, gjë e cila rrit më tej sigurinë në ndërtesë.
Belimo u ofron prodhuesve të pajisjeve origjinale (OEM-ve) të damperave të kontrollit të zjarrit dhe tymit një gamë gjithëpërfshirëse aktuatorësh të zhvilluar specifikisht për aplikimet e tyre. Ne përdorim teknologjitë më të fundit dhe standardet më të larta kur bëhet fjalë për zhvillimin, sigurimin e materialeve, prodhimin dhe testimin përfundimtar. Së bashku me damperat, aktuatorët duhet t'u përmbahen standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare, ku përfshihen testet për ciklin e jetës dhe teste për zjarrin, për të përmendur vetëm disa.
Gjeneratë e re e zhvilluar
Mes viteve 2015 dhe 2018, Belimo prezantoi një gamë të re aktuatorësh të damperave të zjarrit në Evropë.Këto kanë një funksion të veçantë të patentuar kyçjeje (Safety Position Lock™) i cili i mban damperat të mbyllur mirë në rast zjarri. Reagimi i klientit ndaj këtij zgjerimi të gamës së produkteve ishte pozitiv.Është zhvilluar një gjeneratë e re e aktuatorëve për kontrollin e tymit. Përveçse i jep mundësi Belimo që të zgjerojë më tej pozicionin në treg në sektorin e mbrojtjes nga zjarri, kjo do të japë gjithashtu një kontribut të madh për të shpëtuar jetën e njerëzve.
Sistemi i presionit diferencial për kontrollin e tymit në Selinë e Belimo në Hinwil (Zvicër)
Rritja e urbanizimit po çon në ndërtim të kompaktuar, me lartësi dhe thellësi më të mëdha në sipërfaqe të vogla. Ndërtesat e këtij lloji, të cilat janë zakonisht të larta, kërkojnë zgjidhje të reja teknike që bëjnë të mundur evakuimin e sigurt dhe ndihmojnë masat për fikjen e zjarrit nga zjarrfikësit.Sistemet diferenciale të presionit për kontrollin e tymit garantojnë rrugë shpëtimi pa tym - sidomos në shkallë ose në ashensorët e zjarrfikjes - dhe po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm. Ato bëjnë të mundur krijimin e asaj çka njihet si shkallë sigurie, duke hequr nevojën për pasjen e një kulle të dytë shkallësh. Pa pasur nevojë për të bërë kompromis me sigurinë, kjo zonë mund të përdoret për qëllime të tjera, duke ulur kështu kostot e ndërtimit.
Për shkak të potencialit të tregut në aplikimin e përjashtimit të tymit, Belimo ka investuar në një impiant testimi dhe demonstrimi në selinë e tij në vitin 2018. Ky sistem diferencial i presionit për kontrollin e tymit është i veçantë në ndërtimin e tij.
Gjërat e veçanta kanë nevojë për mbrojtje të veçantë
Qendra arkitekturore Halle 1 | Location Linz (Austri) | Lloj projekti me përdorim të përzier, Zyra, apartamente, hotel, sallë eventsh parkim nëntokësor | Sipërfaqja 12 000 m² (129 000 ft²) | Sipërfaqja e përdorshme 57 600 m² (620 000 ft², duke përfshirë parkimin nëntokësor) | Ndërtesë zyrash 1 900 m² (20 500 ft²) | Hotel 129 shtretër.
Me zgjidhjet e tij për sigurinë, Belimo është duke dhënë kontribut të madh në mbrojtjen e besueshme nga zjarri në një ndërtes "të veçantë në Linz.
Në zemër të Linz (Austri) - aty ku dikur ndodheshin fortifikatat e qytetit të Linz, tani ndodhet Promenaden Galerien - një ndërtesë moderne që lidh zonat moderne për këmbësorë në mes të ndërtesave historike, duke siguruar hapësira për dyqane, restorante, zyra, apartamente mq qira, një sallë eventesh dhe një hotel. Kompleksi i ndërtesave ka qenë në pronësinë e Wimmer Medien që prej vitit 1885. Deri në vitin 2003, ka shërbyer si shtëpi botuese për gazetën Oberösterreichische Nachrichten. Ato janë çmontuar në vitin 2008 - më pas filluan sinjalin për konceptin promenade, i cili filloi në prill 2010.
Familja Cuturi, pronarët e Wimmer Medien, ka plane të mëdha për Promenaden Galerien.Ata donin të krijonin një vend shumë të veçantë: "një vend që duket luksoz por jo i shkëputur, i cili u sjell kënaqësi vizitorëve" shpjegon Paolo Cuturi, menaxher projektesh i Promenaden Galerien. Kështu ai ishte në gjendje të plotësonte ëndrrën që kishte pasur gjithnjë babai i tij, Rudolf Andreas, për Cuturi - një ëndërr që më në fund pati hapjen ceremoniale të saj në qershor të vitit 2018.
Nevojitej një skuadër mjaft profesionale për ta bërë të mundur një vend kaq special. Familja Cuturi kërkoi ndihmën e specialistëve të mirënjohur për të realizuar vizionin që kishte për Promenaden Galerien që në fazë të hershme. Qendra arkitekturore e Salsburgut, Halle 1, arriti të kombinonte të vjetrën me të renë për të krijuar një njësi moderne. Për shembull, është krijuar një rrugëkalim i ri këmbësorësh me një tipar urban, ku njerëzve u pëlqen të ndalojnë, të sillen rrotull e të kalojnë kohën. Aty ku më parë bënin zhurmë makineritë e shtypit, sot është plot gjallëri. Dhe aty ku njerëzit punojnë, siguria duhet të ketë prioritet kryesor. Prandaj, që nga fillimi, mbrojtja nga zjarri ishte një problem parësor në planifikimin e ndërtesës.
"Askush nuk mendon për mbrojtjen nga zjarri kur merr me qira një apartament ose dyqan" thotë menaxheri i projekteve, z. Cuturi. "Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme, si operator dhe pronar i ndërtesave, që të jemi të përgatitur në rast zjarri."
Për sigurinë e njerëzve dhe të pronës
Për sa i përket mbrojtjes nga zjarri, Austria është një prej vendeve më të përparuara në botë. Përveç standardeve dhe direktivave evropiane, duhet të zbatohen edhe standardet specifike të vendit për mbrojtjen nga zjarri, disa prej të cilave kanë kërkesa edhe më të larta për sa u përket sistemeve teknike. Për ndërtesat ku është instaluar një sistem alarmi për mbrojtjen nga zjarri, damperat e motorizuar për zjarrin janë të detyrueshëm në Austri.
Operatorët e Promenaden Galerien madje shkuan edhe një hap më tej: "Aktuatorët e damperave për zjarrin duhet të mbyllin damperat në mbrëmje menjëherë sapo të fiket sistemi i ventilimit," thotë Norbert Kaimberger, menaxher projektesh dhe person i autorizuar për kompaninë e instalimeve elektrike ETECH. "Kjo parandalon në mënyrë të besueshme përhapjen e tymit dhe zjarrit nëpërmjet sistemit të ventilimit." Në të njëjtën kohë, mbyllja dhe hapja e rregullt e damperave tëzjarrit regjistrohet si test funksioni, i cili jep kontribut vendimtar për sigurinë e ndërtesës.
Për projektin e Promenaden Galerien, gjatë kompani të Linz bashkuan forcat nën drejtimin e ETECH si sipërmarrje e përbashkët për të gjithë instalimin teknik të ndërtesës. Përveç punës së instalimeve elektrike, përgjegjësitë përfshinin edhe implementimin e teknologjisë ndër-disiplinore të lidhjeve në rrjet dhe kontrollit.
Në këtë mënyrë mund të garantoheshin klima e rehatshme e ambienteve, punimi i efektshëm i teknologjisë së ndërtesës dhe cilësia e nevojshme për mbrojtjen nga zjarri. Që herët në fillim të projketit, iu kushtua vëmendje e veçantë bashkëveprimit optimal mes seksioneve të ndryshme. Në varësi të aspektit, grupe të ndryshme specialiste merren me mbrojtjen nga zjarri.Prandaj, koordinimi që herët është me rëndësi parësore për të garantuar një zgjidhje me cilësi të lartë për mbrojtjen nga zjarri, dhe në veçanti, nxjerrjen e tymit.
Për të njëjtën arsye, është kryer ajo çka është quajtur një test integral gjatë pranimit fillestar të sistemeve që kanë të bëjnë me sigurinë. Kjo garanton që funksionet ndër-sistemëshe të përmbushen në përputhje me konceptin për mbrojtjen nga zjarri dhe që të arrihen objektivat e sigurisë në rast zjarri.
Sfida e përdorimit miks
Për t'i ndarë pjesët e papërdorura të ndërtesës në sistemin e ventilimit dhe për të parandaluar kështu përhapjen e tymit dhe zjarrit, damperat përkatës të zjarrit mbyllen si masë sigurie kur dhomat nuk janë në përdorim. "Ne mund të kontrollojmë damperat e motorizuara të zjarrit sipas nevojës, duke marrë parasysh kështu oraret e ndryshme të përdorimit" thotë z. Kaimberger. "Për shembull, orari i punës në redaksinë e Oberösterreichische Nachrichten ndryshon mjaft nga ai i zyrave të tjera në të njëjtën zonë ventilimi."
Koncepti i mbrojtjes nga zjarri në një ndërtesë përcakton objektivat e sigurisë me qëllim që të kemi mundësi të garantojmë siguri për njerëzit dhe pronën.Meqë rreziku më i madh ndaj njerëzve në rast zjarri vjen nga grumbullimi intensiv i tymit, zakonisht instalohen pajisje të tjera për nxjerrjen e tymit në ndërtesa të tilla si, Promenaden Garde, për të siguruar rrugë daljeje dhe shpëtimi pa tym. Sistemet aktivizohen automatikisht menjëherë sapo sistemet e alarmit kundër zjarrit dallojnë tym. Në të njëjtën kohë, lajmërohen edhe zjarrfikësit.
Për këtë arsye instalohen sisteme për kontrollin e tymit në Promenaden Galerien, të cilat transportojnë gazrat e tymit jashtë ndërtesës duke i nxjerrë në ajër duke përdorur ventilatorë të mëdhenj në rast zjarri. "Në rast se nuk do të ishin kërkuar tashmë në tender, do të kishim propozuar kontroll dhe monitorim inteligjent të damperave për kontrollin e zjarrit dhe tymit" shpjegon z. Kaimberger. Përveç 500 damperave të motorizuar kundër zjarrit, ka edhe gjashtë zona për nxjerrjen e tymit prej zjarrit -
tre në zonën e parkimit nëntokësor dhe tre në zonën e restoranteve dhe dyqaneve.
“Zgjodhëm një sistem monitorimi dhe kontrolli qendror për të kontrolluar dhe monitoruar gjithsej 40 dampera të motorizuara për kontrollin e tymit dhe gjashtë ventilatorë për nxjerrjen e tymit,” shton z. Kaimberger.Sistemi punon automatikisht dhe regjistron kontrolle funksionale të rregullta për të gjithë damperat e motorizuar për kontrollin e tymit dhe zjarrit që janë lidhur. Në rast se bëhet ndonjë modifikim, si për shembull ndryshimi në përdorimin e dhomave, bën të mundur që skenaret e sigurisë të përshtaten në një procedurë të thjeshtë dhe elastike.Përveç kësaj, sistemi qendror mbështet mirëmbajtjen dhe kryerjen e shërbimeve në sisteme.
Produkte të provuara, shërbim i veçantë
Mbrojtja nga zjarri është gjithashtu ka rëndësi kryesore në parkimin nëntokësor me tre kate në Promenaden Galerien. Një zjarr automjeti në një parkim nëntokësor mund të bëjë që temperatura e ajrit të arrijë shpejt deri në 700 gradë Celsius. Kjo mund të bëjë që betoni i përforcuar të dobësohet dhe kështu të dëmtohet e gjithë struktura e ndërtesës. Përveç kësaj, tymi i dendur dhe toksik përbën rrezik të konsiderueshëm për jetët e njerëzve. Për të gjitha këto arsye, sistemet e efektshme për mbrojtjen nga zjarri në parkime nëntokësore janë të domosdoshme për të reaguar shpejt kur fillon të krijohet tym.
Sigurimi i rrugëve të daljes dhe shpëtimit pa tym është gjithashtu me rëndësi të madhe në parkimet nëntokësore. Një sistem spërkatësish, së bashku me një sistem të efektshëm për kontrollin e tymit garanton që objektivat e nevojshëm për sigurinë të arrihen në Promenaden Galerien.
Për z. Kaimberger, përdorimi i komponentëve të provuar, si aktuatorët e kontrollit të tymit të Belimo është veçanërisht i rëndësishëm për damperat e kontrollit të tymit dhe për damperat e futjes së ajrit. Për të, bashkëpunimi ishte një vendim i qartë që në fazë të hershme: "Projekti ynë i parë me Belimo ishte ndërtimi i selisë sonë qendrore të re ETECH.Ky mjet ishte një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm. Në rast se ka pyetje, marrim përgjigje të shpejtë ose madje edhe një vizitë në vendin e ndërtimit. Ky shërbim e bën Belimo partnerin ideal."